FAIL (the browser should render some flash content, not this).

      

 

                         e                        
 REPUBLIKA E SHQIPERISE
    MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVE

FEDERATA SHQIPTARE E LOJES BRIXH

 Informacion mbi historikun  e ketij sporti elitar dhe aktivitetin e kesaj Federate


BRIXHI : Ky sport i bukur i mendjes ka origjine shume te lashte. Paraardhesi i tij zyrtar eshte loja Triupmh, shume e perhapur dhe e preferuar ne oborret mbreterore ne shekullin XV - XVI. Forma e tij moderne u krijua nga shekullit XIIX ne qarqet aristokratike te kohes ku luhej me emrin WHIST ( nje loje shume e ngjashme me lojen 5 – Katesh qe eshte shume e perhapur ne vendin tone). Vetem ne fillim te shekullit XX kjo loje u kompletua me rregullore teper precize, gje qe pruri kthimin e kesaj loje ne nje sport te mirefillte te mendjes dhe ku morri emrin definitiv BRIDGE. Keshtu ne fillim e viteve 30-te krijohen federatat e para sportive ne shtetet e zhvilluara te kohes si USA, Franca, Anglia, Hollanda, Gjermania, Norvegjia, Italia, Austria, Belgjika etj Ne vitin 1932 krijohet EBL ( Europian Bridge League) dhe ne vitin 1958 krijohet WBF ( World Bridge Federation ) e nga ky vit zhvillohen kampionate te rregullta europiane , boterore dhe olimpiada te sportit te Brixhid me pjesemarrjen aktuale te 140 shteteve nga e gjithe bota.
Gjurmet e para te Brixhit ne vendin tone i gjejme aty rreth viteve 30-te ku edhe aristokracia e kohes ne vendin tone nuk mbetej prapa aristokracise europiane.Por me ardhjen e regjimit kjo loje u konsiderua si sport borgjez  dhe u ndalua nga regjimi. Deri nga fundi i viteve 70-te, brixhi eshte luajtur fshehurazi ne qarqe te ngushta intelektualesh, ndersa ne fillimin e viteve 80 –te kjo loje eshte luajtur ne menyre masive ne zboret ushtarake pasuniversitare. Me ardhjen e demokracise ne vitet 90-te shumica e praktikuesve te ketij sporti emigruan dhe vetem ne fillimet e viteve 2000 me iniciativen e nje grupi intelektualesh u be e mundur themlimi i  Shoqates se pare sportive te ketij sporti ne vitin 2003 ne Tirane. Pikerisht mbi kete kontingjent njerezor jane bazuar edhe shoqatat e klubet  tona sportive ne ushtrimin e aktivitetit te tyre. Ish brezat studentore te asaj kohe qene  sportistet e pare  qe morren pjese ne aktivitetet e para sportive te shoqatave tona. Ne Qershor 2004 shoqatat tone antaresohen ne EBL ( Federata Europiane e Brixhit) dhe njekohesisht ne WBF ( Federata Boterore e Brixhit), me 2006 antaresohen ne KOKSH ( Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar ) dhe ne Gusht 2008 njihet nga Ministria e Turizmit Kultures Rinise e Sporteve si Federate e mirefillte Sportive.


Ne gjirin e kesaj Federate aktualisht funksionojne si qendra te rregullta sportive ne formen e shoqatave sportive tre te tilla: Shoqata Shqiptare e Lojes Brixh ( e cila merret me hartimin e politikave dhe strategjive te zhvillimit e perhapjes se ketij sporti) , Shoqata e Lojes brixh Tirane ( qe pervec rrethit te Tiranes eshte pergjegjese per zhvillimin e aktivizimin e gjithe lojtareve dhe qendrave sportive te Shqiperise se veriut ) dhe Shoqata e Lojes Brixh Durres qe pervec rrethit te Durresit eshte pergjegjese per  zhvillimin dhe aktivizimin e gjithe lojtareve te Shqiperise se Jugut ). Eshte ne krijim e siper Shoqata e Lojes Brixh Korce , ku ka nje numer te konsiderueshem sportistesh cilesore. Ne kete kontekst, pervec Korces kemi edhe kater qendra te rendesishme me numur te kenaqshem sportistesh ne Shkoder, Elbasan, Fier e Vlore, te cilat jane ne rrugen e krijimit te shoqatave sportive te rregullta.


Fakt me shume rendesi eshte se prane Federates sone eshte hapur shkolla e brixhit, ku cdo muaj dalin  sportiste te rinj e ku seleksionohen, sterviten e testohen lojtaret e perfaqesueseve tona.


Persa i perket aktivitetit te zhvilluar nga Federata e  shoqatat tona sportive ju informojme se qysh ne fillimet e saj e me tej ne vitet 2005 , 2006, 2007, 2008 e 2009 jane zhvilluar  rregullisht kampionatet kombetare dhe kupat e Republikes ne disiplinat individuale, me cifte dhe me skuadra ku jane shperndare ne menyre ceremoniale ne pranine edhe te drejtuesve te MTKRS e KOKSH-it e masmediave te ndryshme kupa e medalje te ndryshme. Vlen te permendim se nga ana jone jane zhvilluar edhe kompeticione me kupat perkatese ne emer te figurave te spikatura te ketij sporti sic jane Kupa Gramoz Pashko ( i ndjeri ish nje anetar aktiv i Federates sone ) , Kupa Petrit Radovicka ( i ndjeri ka qene pionieri i brixhit modern ne Shqiperi ) Kupa Emin Mysliu ( veteran me kontribut te shquar ne brixhin shqipetar).


Informojme se ne te gjitha klubet tona ku luajme sportin e brixhit, gjate gjithe vitit luhet rregullisht dy here ne jave dhe rezultatet regjistrohen ne menyre te rregullt e ku cdo lojtar eshte i klasifikuar me masterpoints per cdo loje te kryer, ne baze te te cilave kategorizohen cdo vit.


Persa i perket aktiviteteve nderkombetare mund te themi me bindje se aktualisht Shqiperia eshte nje nga aktoret me aktive te kompeticioneve sportive ballkanike, europiane e boterore. Keshtu mund te permendim pjesemarrjen e kampionit te vitit  K.Kapo ne turneun nderkombetar te Torinos ne Shkurt 2005 me pjesemarrjen e 38 shteteve ku u rendit i 16, pjesemarrjen e ciftit kampion te republikes V.Xhuli – K:Kapo ne Turneun nderkombetar te Milanos ne Dhjetor 2006 ku renditen te 17 nder 43 cifte. Turneun nderkombetar te Romes ne Shkurt 2007 me pjesemarrjen e 24 shteteve, ku K.Kapo u rendit i treti dhe cifti E.Galanxhi –A. Xhori u renditen te dhjetet. Me pas 2007 ka qene nje vit shume intensiv per perfaqesuesen tone . Keshtu ne Dobrich te Bullgarise ne Prill me pjesaemarrjen e 43 cifteve perfaqesuese te 16 shteteve cifti Sh.Shehu – Q.Theodhori u renditen te 11-tet dhe cifti V.Xhuli – K.Kapo te 15-tet. Me tej vjen pjesemarrja  e perfaqesueses sone ne Kampionatin Europian te klubeve ne Qershor ne Antalya te Turqise ku ne kategorine e cifteve miks cifti V.Xhuli – K.Kapo zune vendin 93 nder 196 cifte nga e gjithe bota dhe cifti tjeter A.Xhuli –A. Xhori ne kategorine open zune vendin e 101 nder 216 pjesemarres. Me tej shume pozitive ishte pjesemarrja e ciftit K.Kapo – Q.Theodhori ne Festivalin Nderkombetar te Kroacise ne Shtator ku zune vendin e 81 nder 283 cifte profesionistesh nga e gjithe bota , me tej pjesemarrja e skuadres sone perfaqesuese ne Kampionatin II Ballkanik te Lojes Bridge ne Stara Zagora te Bullgarise ne muajin Tetor.Takimet tona ne kete Kampionat u transmetuan via internet ne te gjithe boten. Me tej ekipi yne perfaqesues ne datat 7-9 Nentor 2007 morri pjese ne Monte Carlo ne Kampionatin Europian te Federatave te Vogla ku merrnin pjese 25 shtete e arrite deri ne cerekfinale. Ne vitin 2008 ( kur kemi marre edhe statusin e Federates )kemi nje aktivitet kulmor te ketij Sporti , pjesemarrja e ekipeve te te gjitha kategorive ne Kamionatin Boteror te Sporteve te Mendjes te zhvilluar ne Pekin nga datat 3-18 Tetor, ku ekipi yne u perfaqesua me 19 sportiste. Rezultatet ne rritje te ekipit tone perfaqesues ne kete kompeticion arriten majen kulmore duke mundur kampjonen e botes Italine per te rritur ( qe u rishpall po kampione bote vetem me nje humbje ndaj ekipit tone) me rezultat bindes dhe duke u renditur ne nje vend prestigjoz si ekip deputues diletant ne kete kompeticion superprofesionistesh. Me tej vlen te permendim pjesemarrjen e ekipit tone perfaqesues ne Kampionatin Europian te Federatave te vogla ne Ptuj Slloveni 2010 ku zune vendin e 12 dhe pjesemarrjen ne Kampionatin Boteror te Philadelpias USA ku ciftet Kapo - Xhuli ne mix pairs dhe Kapo - Xhori ne open pairs u renditen ne vende prestigjoze duke lene pas me qindra cifte profesionistesh nga e gjithe bota.


Vlen te theksojme se si rrjedhoje e pjesemarrjes teper aktive te Shqiperise ne arenen nderkombetare, ne Asamblene e Pergjithshme te  Jashtezakonshme te Federates Europiane te Bridge ne Turqi Z. Kapo kandidoi dhe u zgjodh anetar i Komitetit Ekzekutiv te kesaj Federate ( rast unikal ky ne historine e sportit shqiptar). Pra sa me lart mund te themi me bindje se  perfaqesojme me denjitet divizen dhe flamurin tone kombetar ne keto kompeticione prestigjoze nderkombetare. ( Ju informoj se Presidenti i Federates Boterore te Bridge eshte europarlamentar )
Ne lidhje me te dhenat statistikore te shoqatave tona ju informojme se numri i pergjithshem i lojtareve qe kemi te regjistruar eshte 243. Nder to numuri i femrave eshte 27 , 35 jane lojtare te kategorise junior ( nen moshen 27 vjec ), dhe 31 te kategorise senior ( mbi moshen 60 vjec)


Presidenti
Kostandin Kapo

 

Fituesit e kampionateve kombetare , kupave e kampionet ne vite :

Viti 2012

Kampionati Kombetar Cifte :

V.I : Kostandin Kapo - Vjollca Xhuli

V.II : Artan Xhori - Armand Xhuli

V.III : Gezim Sheqi - Genc Radovicka

Kampionati Kombetar Individual :

V.I : Kostandin Kapo

V.II : Klement Agolli

V.III : Gezim Sheqi

Kupa e Republikes 

V.I : Gezim Sheqi - Genc Radovicka

V.II : Shpetim Shehu - Enis Fani

V.III : Mirjan Nico - Klement Agolli

Kupa " Gramoz Pashko "

V.I : Kostandin Kapo - Vjollca Xhuli

V.II : Edrin Pasko - Enis Fani

V.III : Mirjan Nico - Klement Agolli

Kampione te vitit 2011 :

1. Kostandin Kapo - 15,78 MP

2. Vjollca Xhuli - 10,4 MP

3. Armand Xhuli - 10,33 MP

Lojtaret me te efektshem te vitit 2012 :

1. Kostandin Kapo 2870 PF

2. Enis Fani 1825 PF

3. Gezim Sheqi 1773 PF

Lojtaret me cilesore te vitit 2012 ( Butler):

1. Kostandin Kapo - 16,41 pike/turne

2. Artan Xhori - 16,16 pike/turne

3. Armand Xhuli - 15,48 pike/turne

Lojtaret me rezultative te vitit 2012 ne BBO -SWAN - FUNBRIDGE:

1. Kostandin Kapo - 1,08 Pike/ board

2. Klement Agolli - 0,302 Pike/ board

3. Genc Radovicka - 0,301 Pike/ board

 

Viti 2011

Kampionati Kombetar Cifte :

V.I : Gezim Sheqi - Genc Radovicka

V.II : Vjollca Xuli - Kostandin Kapo & Shpetim Shehu - Qirjako Theodhor

Kupa " Gramoz Pashko " 

V. I : Shpetim Shehu & Kostandin Kapo

V. III : Vjollca Xhuli

Kampione te vitit 2011 :

1. Kostandin Kapo - 17,91 MP

2. Vjollca Xhuli - 13,08 MP

3. Shpetim Shehu - 12,52 MP

Lojtaret me te efektshem te vitit 2011 : 

1. Kostandin Kapo - 2092 FP

2. Shpetim Shehu - 1581 FP

3. Vjollca Xhuli - 1566 FP

Lojtaret me cilesore te vitit 2011 ( Butler):

1. Kostandin Kapo - 17,81 pike/turne

2 . Vjollca Xhuli - 16,81      "

3. Qirjako Theodhor - 16,39    "

Lojtaret me rezultative te vitit 2011 ne BBO -SWAN - FUNBRIDGE:

1. Kostandin Kapo - 0,72 Pike/ board

2. Genc Radovicka - 0,18 Pike/ board

3. Edrin Pasko - 0,17 Pike/ board

 

Viti 2010 

Kampionati Kombetar me Skuadra :

V. I : Kostandin Kapo, Vjollca Xhuli, Artan Xhori, Armand Xhuli
V. II : Shpetim Shehu, Qirjako Theodhor, Gezim Sheqi, Genc Radovicka
V. III : Mirjan Nico,Ridi Qirici, Marin Aranitasi, Klement Agolli, Enis Fani, Adriana Doda
 
Kampionati Kombetar Cifte :
 
V. I : Kostandin Kapo - Vjollca Xhuli - 68.09 %
V.II : Shpetim Shehu - Ilir Harxhi - 63.48 %
V.III : Gezim Sheqi - Genc Radovicka - 63.15 %
Kampionati Kombetar Individual :
V.I : Kostandin Kapo
V.II : Artan Xhori
V.III : Vjollca Xhuli
Kupa e Republikes 
V.I : Armand Xhuli - Artan Xhori - 54,52%
V.II : Shpetim Shehu - Qirjako Theodhor - 51,07%
V.III : Gezim Sheqi - Genc Radovicka - 50,86%
Kupa " Gramoz Pashko " 
V.I : Shpetim Shehu - Enis Fani - 57,58%
V.II : Gezim Sheqi - Genc Radovicka - 55,80%
V.III : Vjollca Xhuli - Kostandin Kapo - 54,46%
 
Kampione te vitit 2010 :
1. Kostandin Kapo - 13,20 MP
2. Vjollca Xhuli - 11,02 MP
3. Shpetim Shehu - 7,56 MP
Lojtaret me te efektshem te vitit 2010 : 
1. Kostandin Kapo - 3014 FP
2. Vjollca Xhuli - 2090 FP
3. Artan Xhori - 1866 FP
Lojtaret me cilesore te vitit 2010 ( Butler):
1. Kostandin Kapo - 20,16 pike/turne
2 . Vjollca Xhuli - 19,56     "
3. Qirjako Theodhor - 15,68    "
 
Viti 2008 - 2009 .
 
Kampionati Kombetar Cifte :
 
V. I : Artan Xhori - Armand Xhuli
 
V. II : Vjollca Xhuli - Kostandin Kapo
 
V. III : Ridi Qirici - Marin Aranitasi
 
Kampionati Kombetar Individual :
 
V. I : Genc Radovicka
 
V. II : Kostandin Kapo
 
V. III : Gezim Sheqi
 
Kupa e Republikes:
 
V. I : Vjollca Xhuli - Kostandin Kapo
 
V. II : Ridi Qirici - Marin Aranitasi
V. III : Artan Xhori - Armand Xhuli
Kupa Gramoz Pashko :
V. I : Shpetim Shehu - Qirjako Theodhor
V. II : Gezim Sheqi - Genc Radovicka
V. III : Rasim Hamzaraj - Mirjan Nico
Kampionati Kombetar Skuadra : 
V. I : Shpetim Shehu, Qirjako Theodhor, Rasim Hamzaraj, Mirjan Nico
V. II : Kostandin Kapo, Vjollca Xhuli, Artan Xhori, Armand Xhuli
V. III : Gezim Sheqi, Genc Radovicka, Ridi Qirici, Marin Aranitasi
Kampione te vitit 2009 :
1. Kostandin Kapo - 10,59 MP
2. Vjollca Xhuli - 7,91 MP
3. Armand Xhuli - 6,99 MP
Lojtaret me te efektshem te vitit 2009 : 
1. Kostandin Kapo - 1904 FP
2. Vjollca Xhuli - 1510 FP
3. Armand Xhuli - 1460 FP
Kampione te vitit 2008:
1. Kostandin Kapo - 1776 FP
2. Armand Xhuli - 1092 FP
3. Gezim Sheqi - 960 FP
Viti 2007 
Kampionati Kombetar Cifte :
V. I : Kostandin Kapo - Gezim Sheqi
V. II : Emira Galanxhi - Fatos Galanxhi
V. III : Artan Xhori - Armand Xhuli
Kampionati Kombetar Individual :
V. I : Gezim Sheqi
V. II : Armand Xhuli
V. III : Rasim Hamzaraj
Kampione te vitit :
1. Kostandin Kapo - 2062 FP
2. Artan Xhori - 1065 FP

 

 

3. Vjollca Xhuli - 1022 FP
Viti 2006 
Kampionati Kombetar Cifte :
V. I : Shpetim Shehu - Qirjako Theodhor
V. II : Armand Xhuli - Artan Xhori
V. III : Vjollca Xhuli - Kostandin Kapo
Kampionati Kombetar Individual :
V. I : Enrik Ligori
V II : Rasim Hamzaraj
V. III : Kristaq Zhupa
Kupa Emin Mysliu: 
V. I : Armand Xhuli - Agron Domi
V. II : Kostandin Kapo - Vjollca Xhuli
V. III : Gezim Sheqi - Emira Galanxhi
Kampione te vitit:
1. Vjollca Xhuli - 1044 FP
2. Shpetim Shehu - 980 FP
3. Qirjako Theodhor - 960 FP
Viti 2005 
Kampionati Kombetar Cifte :
V. I : Vjollca Xhuli - Kostandin Kapo
V.II : Dhimiter Janku - Rasim Hamzaraj
V.III : Gezim Sheqi - Edgar Cani
Kampionati Kombetar Individual :
V. I : Vjollca Xhuli
V. II : Emira Galanxhi
V. III : Shpetim Shehu
Kampione te vitit : 
1. Kostandin Kapo - 1086 FP
2. Vjollca Xhuli - 1034 FP
3.Gezim Sheqi - 808 FP